Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më dhatë lejen e ndërtimit, tani doni t’ju dhuroj pronën 5 milionë euro me shantazh!” Deputeti nga Kosova akuzon publikisht Erion Veliajn

19:10 11/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Një leje ndërtimi e dhënë nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është në qendër të një akuze publike që i është bërë këtij të fundit nga deputeti i LDK-së në Kosovë, Ramiz Kelmendi. Në një letër të hapur të publikuar në Facebook, Kelmendi tregon kalvarin e problemeve që i është dashur të kalojë pasi mori lejen e ndërtimit me gjithë bekimin e Veliajt pak vite më parë, për t’u hasur më pas me pengesa e vonesa të njëpasnjëshme.

Bëhet fjalë për një truall, në të cilin sipas Klemendit, do të ndërtohej ETC, ku vlera e ndërtesës do të ishte disa miliona euro. Mirëpo pas fillimit normal të punimeve, tri vite me vonesw,  tashmë që ishte dhënë leja e plotë, paraqiten mëngjesin e të shtunës inspektorët e Bashkisë, të cilët pa asnjë vendim të shkruar, i cili lajmëronte pezullimin e punimeve, kanë rrëzuar rrethimin e kantierit, duke dashur kështu të frikësonin kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin.

Mirëpo siç duket këto nuk janë veprime të bëra pas asnjë qëllim, përkundrazi janë të mirëmenduara dhe me një konkluzion, i cili i është bërë i qartë nga vet Kelmendi. Bashkia e Tiranës e kërkon këtë truall, jo ta blejë, por t’ia dhurojë biznesmeni dhe deputeti Kelmendi.

“Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore”, shkruan ndër të tjera Kelmendi.

Ai thotë se bashkia e ka kërcënuar se nëse nuk jepet prona në këtë formë, atëherë objekti nuk ka për t’u ndërtuar asnjëherë.

Të gjitha këto akuza dhe fakte janë shqetësuese nëse qëndrojnë një për një ashtu siç janë shpjeguar në letër, mirëpo kjo mbetet për t’u verifikuar nga organet kompetente duke qenë se letra është publike tashmë dhe e hapur.

Letra e plotë e Ramiz Kelmendit

Letër e hapur,

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Velijaj

I nderuar kryebashkiak Velijaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së prones për ndërtimin e ETC-së.

Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcellën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të ketij projekti.

Sa për ri-kujtim, isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk prisja trajtim të veçantë, por të paktën mbajtje të fjalës dhe përkushtimin tuaj si ndaj një investitori dhe qytetari të Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta.

Çështja u prolongua në dhënien e lejes dhe u detyrova të vij tek ju sërish në takimin e radhës 15 muaj pas takimit të parë.

Gëzova sërish të njëjtën mbështetje verbale nga ju sikur edhe në takimin e parë. Në këtë periudhë të takimit tonë të dytë isha zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe sërish u trajtova si një qytetarë i thjeshtë. Nuk e kisha brengosje as kësaj radhe. Pas shumë pritjesh, pra 3 vite për të zbardhur lejen e ndërtimit (pritje e gjatë apo e shkurtër) le të vendosni ju dhe opinion), në nëntor të vitit 2018, zbardhët dokumentin për pagesën e taksës së ndërtimit dhe infrastrukturës që ishte në vlerë prej 1 milion e 680 mijë euro.

Kjo shumë u pagua nga ana jonë dhe ishim duke pritur zbardhjen formularit, që sipas ligjit duhej të zbardhej në afatin prej 5 ditësh. Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapërgatitjet për vendosjen e gurëthemelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si krybashkiak, për gëzimin që investimin po e bënë investitori nga Kosova. Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejes. Erdhën në punishte inspektorët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të friksojnë kompaninë ndërtuese.

Nuk e di dhe mbetem i befasuar përse ndodhi kjo ?

Njerëzit tuaj na plotësuan me përgjigje ndaj kësaj befasie. Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur.

Andaj z. Velijaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Etiketa: Bashkia e Tiraneserion veliajetcmarrje objektindertimramiz kelmendi

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Denoncon Agron Shehaj: Drejtori i ARRSH nuk është shkarkuar, është bërë zv. Drejtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.