Serbia, shteti i cili ka ecur mjaft mirë me luftën kundër Covid, ka ftuar për vaksinim edhe qytetarët në Kosovë.
Përmes një postimi për media, zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.
E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.
Kujtojmë se Serbia është ndër shtetet e para që iu ofron qytetarëve të saj mundësinë e zgjedhjes se me cilën vaksinë duan të vaksionen, pasi në këtë shtet qarkullojnë të gjitha kompanitë e vaksinave antikovid.
Prej disa javësh në Sërbi qarkullojnë jo vetëm vaksinat e Pfizer/Biontech, por edhe vaksina ruse “Sputnik V” dhe vaksina kineze Sinopharm.
Nga ana tjetër Kosova është ndër shtetet që po ecën mjaft ngadal në procesin e vaksinimit, kjo për shkak se mungojnë sasitë e nevojshme.
Sikurse dhe Shqipëria, vaksinat që po përdoren janë ato të cilat janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si Covax, Pfizer dhe Astrazeneca.
Sa i përket infektimeve, vendet si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia etj janë ndër vendet që po vuajnë dhe vdekjet më të larta, si pasojë e infektimeve që po arrijnë në shifrat rekord.