Një nga rastet më të tmerrshme të ndodhur ka qenë edhe vdekja e 16-vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Ditën e sotme është mbajtur edhe gjyqi për këtë çështje ku sipas pretendimeve të hedhura ditën e sotme, Arditi mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët.
Këtë hipotezë e konfirmon vendimi i gjyqtarit Gert Hoxha, i shpallur në prill 2018, në të cilin gjykata i referohet edhe aktekspertimeve. Si provë shtesë, gjykata shton edhe analizat e ADN-së, sipas të cilave nuk disponohen prova që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që punoi atë ditë në landfill.
Sipas Top Channel, gjykata shprehet se janë pyetur edhe mjekët ligjorë që shpjeguan se nga gjetja e trupit të përzier me mbeturinat mundet që ngjarja dhe dëmtimet e para të kenë ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit. Më tej, gjykata i referohet edhe pamjeve në të cilat duket që mjeti i dyshimtë që hedh dritë në drejtim të kapanonit. Automjeti qëndron afërsisht 4 minuta dhe më pas largohet, ndërsa fadroma vazhdon të punojë duke marrë mbeturina.
Ekspertët i thonë gjykatës se probabiliteti më i madh është që trupi i Ardit Gjoklajt të jetë transportuar bashkë me mbetjet.