Shkolla e mesme në Elbasan është mbyllur pasi rezultojnë të infektuar me Covid-19 20 nxënes dhe 39 mësues. Ndërkohë në gjimnazin ‘Ahmet Dakli’ një klasë është karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Elbasani është një nga qytetet dita ditës është duke regjistruar një numër të lartë të infektuarish. Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore, pasi grupe të infektuara janë vënë re dhe në Vlorë, Shkodër etj.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga Covid-19, shifra kjo më e lartë e regjistruar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 986 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve me Covid në 104,313, nga të cilët vijojnë të jenë aktivë 35,419.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.
Kujtojmë se prej dy javësh pritej mbledhja e djeshme e Komitetit të Ekspertëve dhe gjithë vëmendja ishte tek masat e reja që do të njoftoheshin. Por në mbledhjen, siç nuk pritej, masat anti-covid u lanë të njëjtat me ato të dy javëve më parë. Pra kufizimi orar nga ora 20:00 e darkës deri në 06:00 të mëngjesit.