Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se nëse partia e tij vjen në pushtet ai do të rimbursojë të gjitha recetat e kurimit nga Covid-19.
Në një takim të zhvilluar ditën e sotme me mjekë e ekspertë të shëndetësisë, kreu i PD-së, e akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe se nuk po u vjen në ndihmë qytetarëve që janë zhytur në borxhe për shkak të kostove të larta të trajtimin nga virusi.
“Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka, absolutisht gjithçka që borxhi në të cilin ju ka zhytur papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës mos të jetë një gurë në qafën tuaj, por të mundohemi t’u lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë të cilët të jemi në gjendje ta vëmë në veprim pas 25 prillit. Ndaj dokumentoni çdo shpenzim real, të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në greminën e falimentimit personal financiar dhe i drejtohen në veçanti familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.
Mjekët e pranishëm kanë sjellë një panoramë të situatës në vend, e cila eshët mjaft shqetësuese, nisur dhe nga rritja e rasteve dhe vdekshmëria në nivele rekord.
Basha tha se pas 25 prillit qeveria e dalë nga zgjedhjet do të rrisë testimet dhe gjithë financat do t’i kalojë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset për ruajtjen e shëndetet dhe rimëkëmbjen ekonomike.