Një shifër rekord është shënuar dje nga Covid-19. Brenda 24 orëve u shënuan 21 të vdekur, duke shënuar kështu dhe shifrën më të lartë ndonjëherë në gati një vit pandemi. Të infektuarit vijojnë ende nga 1000 të infektuar çdo ditë.
Prej dy javësh pritej mbledhja e djeshme e Komitetit të Ekspertëve dhe gjithë vëmendja ishte tek masat e reja që do të njoftoheshin. Por në mbledhjen, siç nuk pritej, masat anti-covid u lanë të njëjtat me ato të dy javëve më parë. Pra kufizimi orar nga ora 20:00 e darkës deri në 06:00 të mëngjesit.
Më herët komiteti njoftoi se masat do të shtrëngoheshin në bazë dhe të infektimeve dhe shifrave të vdekjes, të cilat për fat të keq qenë në kulmin e tyre, por Komiteti nuk i mori parasysh.
Në këtë situatë, të vijnë plot dyshime nëse këto masa u lanë të pandryshuara nga zgjedhjet e 25 prillit që po afrojnë, apo rënia e përgjegjësisë mbi qeverinë për dëmshpërlimin e bizneseve të mbyllura.
E pyetur nëse këto masa të lehta po mbeten në fuqi për shkak të periudhës së zgjedhjeve, Kryetraja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli tha se çdo gjë është në kontroll.
“Absolutisht nuk lidhen me zgjedhjet. Ne gjatë gjithë kohës, që në fillim, që prej një viti kemi dëshmuar që kemi mbajtur një qëndrim të arsyeshëm”, u shpreh ajo.
Ndoshta metoda e re e qeverisë “Rama” është lënia hapur dhe pa kufizim orari apo karantinë në fundjavë, për të mëjanuar një pagë të dytë lufte.
Ndër më të prekurit janë baret dhe restorantet, për të cilët tashmë nuk ekziston turni i dytë, ai më fitmprurësi. Pas pagave të para të luftës, kryeministri Edi Rama nuk u kujtua më për asnjë të punësuar dhe biznes, duke i lënë në harresë të plotë.
Duke iu referuar shifrave të 1000 mijë të infektuarve dhe 21 vdekjeve vetëm ditën e djeshme, vihen në pikëpyetje masat e fundit që qeveria la në fuqi.