Në vendin tonë kanë mbërritur 8190 doza të tjera të vaksinëns Pfizer, ndërsa ka qenë kryeministri Edi Rama ai që nuk ka humbur rastin t’i presë sërish në aeroport. Rama ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm me shtete të tjera për një numër më të madh dozash, ndërsa ka lajmëruar se 360 mijë vaksina të Astra Zeneca pritet të na jepen nga një shtet mik. Ai ka përmendur pafund shtete mike, por nuk ka zbuluar emrin e asnjërit prej tyre, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë vaksinimi i bluzave të bardha në gjithë vendin.
Vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të vaksinës Astra Zeneca. Jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera me synimin që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi në asnjë moment ndalim, të rrisim tempin pozitivisht me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda pak muajve. Kjo është ambicioze në kushtet ku ndodhem. Për faktin se çdo ditë lufta për të sfiduar doza vaksinash është shumë e fortë dhe sasia në raport me kërkesat është e vogël. Ne nuk hymë nga ata që dorëzohemi, por shumë shpejt do ë kemi lajme të mira. Situata është kjo, vazhdojmë vaksinimin në të gjithë territorin e bluzave të bardha.
Shumë shpejt do jemi në gjendje që të japim lajmin për ardhjen e vaksinave të tjera, me shtet mik jemi shumë afër, në 10-15 ditët në vijim unë do bëj vizitë atje dhe me shumë gjasë do marrim konfirmim zyrtar për 360 mijë doza vaksinash Astra Zeneca që na është konfirmuar në nivel ministror. Edhe me një shtet tjetër jemi shumë afër. Kemi komunikim edhe me një shtet të tretë, që është inkurajues, janë informacione të cunguara për ju”, ka thënë Rama.