Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një 17 vjeçar nga Elbasani ka humbur betejën me Covid-19. Mësohet se virusi i kishte prekur 100% gjendjen e mushkrive.
I riu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 1 në kryeqytet. Deri tani ende nuk ka të dhëna të sakta nëse i riu vuante nga ndonjë sëmundje shqoëruese.
Kohët e fundit kemi vënë re një ndryshim të sjelljes së virusit ndaj moshave të reja. Rasti i 17 vjeçarit nga Elbasani nuk është i riu i parë që ka humbur jetën nga Covid.
Para disa ditësh, një lajm tjetër i hidhur u dha për vdekjen e 9 vjeçari, i cili është dhe viktima më e re ë shënuar deri më tani në Shqipëri. Ngjarja u lajmërua nga themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”.
9 vjeçari u dërgua në Zvicër, ku të voglit i dhanë veç një muaj jetë dhe pas një ndërhyrjeje në Stamboll ku u njoftua se doli me sukses, krejt papritur, Albini ka ndërruar jetë nga koronavirusi, me gjithë përpjekjen për të shpëtuar.
“Mes trishtimit të papërshkrueshëm, me lot në sy, e zemër të coptuar, po ju njoftoj me një lajm të dhimbshëm për mua, për prindërit, por dhe për ju.
Krejt papritur, Alvini ka ndërruar jetë nga covid 19. Bëmë të pamundurën, nuk u dorëzuam as kur Profesori më i mirë në Europë në spitalin e Lozanës, nuk e mori përsipër operacionin e Alvinit. U operua në Turqi, u përmirësua, po rehabilitohej shumë mirë.
Por nuk paska qenë e thënë… Zoti e paska bërë për vete, siç duket! Alvini do jetë në parajsë, këtë e ka premtuar Zoti, për çdo fëmijë që ndërron jetë. Sa të jem gjallë nuk do ta harroj Alvinin, këtë fëmijë të mrekullueshëm, të zgjuar, të bukur, të mencur. Të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi”.