Një maskë për t’u mbrojtur nga infektimi me COVID-19 mund të jetë e nevojshme deri në vitin 2022, ka thënë Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në Amerikë. Ndërsa normat e përditshme të infeksioneve po bien në mënyrë dramatike, mijëra amerikanë ende vdesin çdo ditë nga virusi dhe më pak se 15 përqind e popullsisë amerikane është vaksinuar kundër tij.
Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Joe Biden, i tha CNN se numri i vdekjeve që po afrohej ishte “një moment tmerrësisht dramatik në historinë e vendit. I pyetur nëse amerikanët duhet të presin që të mbajnë ende maska vitin e ardhshëm, Fauci tha: “Unë mendoj se është e mundur që të jetë kështu”, duke shtuar se kjo varej nga niveli i virusit në komunitete dhe variantet e mundshme të virusit.
“Padyshim, unë mendoj se do të kemi një shkallë të konsiderueshme të normalitetit përtej barrës së tmerrshme që të gjithë kemi kaluar gjatë vitit të fundit.”, ka thënë Fauçi
Ai tha për “Fox Neës Sunday” se nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara më vonë do të kenë nevojë për vaksina përforcuese varet nga rruga që ndjek varianti i Afrikës së Jugut. Ndërsa vaksinat aktualisht vaksinat e disponueshme duken mbrojtëse ndaj variantit të Mbretërisë së Bashkuar që është shfaqur në të gjithë vendin, ato janë më pak mbrojtëse kundër asaj të Afrikës së Jugut.