Të ndodhur në një luftë të ashpër mes vendeve të zhvilluara e ato më pak të zhvilluara, ku 70% e vaskinave është përqëndruar në dorë të më të fortëve, sa janë mundësitë që Shqipëria, një vend me ekonomi të ulët e me pak zhvillim të sigurojë mjaftueshëm doza për të gjitha kategoritë e rrezikuara.
Nga Stadiumi “Air Albania” ku po vijonte procesi i vaksinimit të moshuarve personalitete, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se janë jo më shumë se 30 persona që po vaksinohen.
Pra shumë zhurmë për “ të moshuarit e privilegjuar”, ndërkohë që sot po harxhoheshin nga dozat e përgjithshme, pak a shumë tek 30 të tilla.
“Janë 20 e pak persona që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe shoqërisë. Nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për tu mbajtur fjalimet, për tu treguar kujtimet dhe për tu dhënë dhe dekoratat madje sikurse është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës por të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot.”, tha Rama.
Në deklaratën e sotme të kryeministrit, shpesh u përmend fraza se “plani 14 mujor varet nga furnizimi me vaksina”.
Sipas tij vaksinat nuk gjenden në tezga, duke shprehur se nga Kina dhe Rusia mundësitë e furnizimit me vaksina janë të pakta.
“Dua tu them disave që thonë shkoni merrini në Kinë dhe Rusi. Nuk kanë nxjerrë tezga as në Rusi dhe as Kinë.”, u shpreh ai.
Kujtojmë këtu, se Rama sëfundmi i kritikoi vendet e BE, pasi sipas tij, vendet e fuqishme kanë “zaptuar” gjithë sasinë e vaksinave dhe nuk po u përgjigjen kërkesave të vendeve më të dobta. Duke lënë të kuptohet se sigurimi i vaksinave nuk po bëhet as nga partnetër tanë më të mirë të perëndimit.
Pra sa i besueshëm mund të jetë plani 14 mujor i qeverisë Rama, kur vetë ai nuk e bën të ditur burmin dhe si do të procedohet më tej, deri tek qytetarët e thjeshtë, kur ai vet po e vë në dukje mungesën e dozave.
I vetmi informacion janë fjalët e vetë kryeministrit, sipas të cilit kontratat e firmosura sigurojnë me mijëra doza vaksinash, ndërkohë nuk qarkullon asnjë dokument konkret.
Kujtojmë rastin e djeshëm të mjekëve në Elbasan, ku të disponueshme nga qeveria ishin vetëm 300 doza që do të thotë se në total do të vaksinohen 150 persona, pasi vaksina e Pfizer aplikohet në dy doza në mënyrë që të jetë efektive.
Pavarësisht premitimeve të kryeministrit që mijëra të tjera do të vijnë, deri më tani me gjendjen që është nuk mundësohet as vaksinimi i trargetgrupit më të rrezikuar, që janë dhe të parët në luftën e pandemisë, ai i mjekëve.
Sot para mediave Rama tha se: “Ka shumë lajme, politikë dhe propagandë për vaksinat. E vërteta është se vaksina nuk ka.”
Referuar totalit të dozave në vendin tonë, kanë ardhur vetëm 9140 doza që mjaftojnë për të vaksinuar vetëm 4570 persona me dy dozat e nevojshme.
Sa i përket planit të vaksinimit, është ende i paqartë. Fillimisht duhej të mbaronte vaksinimi i mjekëve, më pas i të moshuarve mbi 80 vjeç e në vijim vaksinimi do të vazhdonte me mësuesit e policët.
Por deri tani, qeveria ka dalë nga plani, duke vaksinuar nga një grup të vogël për secilën kategori dhe duke e lënë në ambiguitet të gjithë procesin.