Skip to content
Rajoni

Për të gjithë ata që kanë marrë të dyja dozat, qeveria greke urdhëron qytetarët të pajisen me certifikatë vaksinimi

· 2 min lexim

Certifikata e vaksinimit kundër koronavirusit mund të merret nga sot, e premte më 19 Shkurt në Greqi për të gjithë qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Certifikata e vaksinimit lëshohet përmes platformës gov.gr, thanë mediat greke gjatë ditës së sotme. Certifikata lëshohet pas dozës së fundit të vaksinimit, varësisht nga lloji i vaksinës. Deri më tani, një pjesë e madhe e personelit mjekësor, të moshuarit dhe grupet e ndjeshme për shkak të sëmundjes janë vaksinuar.

Për të lëshuar certifikatën do t’ju duhet:

– fjalëkalimet tuaja personale të Taxisnet (kërkohet identifikimi i të dhënave përmes Taxisnet)

Certifikata që do të lëshohet ka një kod unik verifikimi dhe vulë elektronike të përparuar dhe mund të:

– dërgohet  në mënyrë elektronike

-ose shtypeni dhe dorëzojeni në shërbimin publik.

Fushata e vaksinimit në Greqi ka nisur në 27 janar ashtu si në shumë vende të tjera të BE.

Ndërkohë 1460 raste të reja me Covid janë raportuar ditën e sotme në Greqi, ndërsa 28 pacientë kanë humbur jetën. Situata vijon të mbetet shqetësuese për shkak se infeksionet vijojnë të jenë në rritje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 325 pacientë ndodhen në intubim. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid ka arritur në 177, 494 raste, 51,8% janë burra.