Dy motrat që denoncuan vdekjen e të atit të tyre në spitalin infektiv u proceduan penalisht nga policia për pëhapje të infeormacioneve të rreme për mjeken Migena Qato. Jo vetëm që humbën babain e tyre, por tashmë ato duhet të përballen edhe me drejtësinë vetëm sepse guxuan të flasin e të tregojnë të vërtetën e hidhur me të cilën përballen shumë njerëz që kanë humbur të afërmit e tyre nëpër spitale për shkak të neglizhencës. Pas lajmit për procedimin e tyre penal, ka reaguar edhe xhaxhi i tyre, Vili Minarolli. Ish-diplomati ka thënë se vajzat detyrimisht do të besonin babain e tyre dhe jo mjeken. Ai nuk ia uron askujt këtë që po kalojnë mbesat e tij dhe kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e saj.
Reagimi i Minarollit:
Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj. Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj: Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castesh babai i tyre ndërroi jete.
Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken? Njeri nuk thoshte te verteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter? Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment! Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi. Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia. Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat. Asnje mos e perjetofte (edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija.