Kosova shënon sot 13-vjetorin e shtetësisë së saj me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e saj qendrore dhe ato lokale.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani në një postim të saj në Facebook ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Osmani së bashku me Avdullah Hotin, kryeministër në detyrë, ngritën flamurin shtetëror, duke shënuar kështu edhe nisjen e aktiviteteve të parashikuara për festën e pavarësisë.
Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë mbahet në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën do të marrin pjesë Presidenjta Vjosa Osmani, Kryeministri Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike.
Gjatë kësaj dite po ashtu do të organizohen gara sportive nga federatat e ndryshme te sporteve si dhe do të hapen ekspozita dhe koncerte nga institucionet kulturore në vend.
Do të mbahen edhe aktivitete sportive si Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës në Prishtinë, Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. Në Han të Elezit, Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Prishtinë, Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike në Viti.
Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit shfaqin filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan.
Në këtë mënyrë edhe një herë Shoqata Miqtë e Amerikës ka deklaruar se dëshiron ta potencoj faktin që sponzorues i formimit të shtetit të Kosovës janë SHBA-të dhe aleatët e tyre andaj do ta repektojnë duke e vendosur një flamur të ri.
Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.