Greqia ka nisur javën me një rënie të infektimeve nga COVID-19 pasi ka regjistruar së fundmi 698 raste përkundrejt javës së kaluar ku shifra i kalonin mbi 1 mijë.
Nga ana tjetër shqetësues mbetet numri i viktimave, pasi 26 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër pacientët e intubuar në Greqi janë 299 dhe kjo shton shqetësimin e autoriteteve shëndetësore teksa gjithë vendi fqinj ndodhet aktualisht në Lock-Doën.
Gjithashtu dhe Italia vijon të përcjellë shifra inkurajuese sa i përket situatës së COVID-19 në vend.
Në 24 orët e fundit, përtej Adriatikut, janë regjistruar 7.351 raste të reja infektimesh nga 179.278 teste të kryera në të gjithë vendin. Fatkeqësisht nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin 258 persona.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin fqinj, janë regjistruar 93.835 vdekje.
Aktualisht në të gjithë territorin e vendit janë 400 mijë raste pozitive, raporton Ministria e Shëndetësisë në Itali.
Kujtojmë se rastet e koronavirusit të regjistruara në Europë që nga nisja e pandemisë i kanë tejkaluar 25 milionë.
Të dhënat u raportuan nga AFP, sipas së cilës, 52 vendet e kontinentit, përfshirë Rusinë dhe Kaukazin, përbëjnë zonën më të prekur nga virusi në botë, përpara Amerikës së Veriut.
Po ashtu, Europa ishte gjithashtu e para që kaloi kufirin e gjysmë milioni vdekjeve, më 17 dhjetor.
Ditën e djeshme, vetëm Italia tejkaloi numrin e mbi 2 milionë personave të infektuar që nga nisja e pandemisë.