Vetëvendosje është fituesi i zgjedhjeve në Kosovë me një rezultat të thellë, duke lënë shumë pas partitë e tjera. Pa pritur ende konfirmimin e fitores, kreu i kësaj force, Albin Kurti ka nisur deklaratat e para për atë që ai e ka quajtur referendum dhe fitore. Në një postim në Twitter ai ka thënë se zemrat janë plot shpresë dhe perspektivat janë vendosur pak më lart. Ndër të tjera ai ka falenderuar të gjithë ata që e bënë të mundur fitoren.
“Zgjedhjet u kthyen në referendum dhe fitore. Sonte zemrat tona janë plot shpresë dhe perspektivat tona janë vendosur pak më lart. Ne vërtetuam se nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë kur bashkohemi dhe ecim të vendosur. Faleminderit të gjithëve që e bëtë të mundur këtë,”-shkruan Kurti.
Më tej Kurti ka deklaruar se qeveria e tij do të ketë prioritet dialogun me Serbinë, punësimin dhe drejtësinë.
“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka deklaruar kreu i LVV.