Situata e përmbytjeve në veri të vendit vijon të mbetet kritike, kryesisht në njësinë administrative Dajç, ku 1900 ha tokë janë ende nën ujë. Ndërkaq në disa akse është e pamundur lëvizja me automjete. Rrugët kryesore janë të bllokuara si në Darragjat, Shirq etj. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
Raportohet se në disa zona bujqësore niveli i ujit arrin 2m, ndërsa nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe. Po ashtu janë 69 shtëpi të përmbytura dhe vështirësi e mëdhe në qarkullim.
Prej muajsh Shkodra vijon të mbetet në gjendje emergjence. E kthyer si “Venecia” shqiptare, qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura të evakuimit të banorëve. Si një problem i hershëm, edhe masat duheshin të merreshin prej kohësh.
Në përpjekje për të rrëmbyer dhe një mandat të tret, qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama është munduar të bëjë nga pak zhurmë me propagandën, armën më të mirë të saj.
Në disa video të publikuara, dukeshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë teksa mbanin në krahë dhe mbi shpinë banorët për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt nga banesat e tyre.
Gjithashtu nuk munguan as foto e videot kur FNSH ishin të angazhuara “maksimalisht” duke mbajtur në krahë shpendë e bagëti.
Edhe pse në këto pamje duket angazhim i madh, qytetët nga ana tjetjanë munduar vetë të gjejnë zgjidhje. Disa prej tyre në zonën e Djaçit kanë improvizuar vetë ura të vogla kalimi dhe pengesa uji, pasi e kanë parë të pamundur jetësën në ato kushte.
Një dëm kolosal është bërë dhe në mijëra tokë bujqsore të përmbytura, toka të cilat janë dhe burimi kryesor i të ardhurave të bujqëve në këto zona.
Edhe pse banorët presin dëmshpërblim, deri më tani, qeveria nuk ka nxjerrë asnjë plan konkret si do të veprohet me familjet e dëmtuara në Shkodër.