“Kam folur me Ronaldon dhe Ceferin”, Khabib mban shpresat nga futbolli pas daljes në pension nga ndeshjet në UFC
Pas daljes në pension nga artet marciale, Khabib Nurmagomedov ëndërron të bëhet një futbollist profesionist, dhe madje për këtë ka folur me “mikun e mirë” Cristiano Ronaldo. Kampioni aktual i peshave të lehta UFC ka qenë i zënë duke punuar në një numër sipërmarrjesh të biznesit, pasi mori vendimin për t’u larguar përgjithmonë nga ndeshjet.
Nurmagomedov, 32 vjeç, ka ende kohë për dashurinë e tij të madhe, për futbollin. Duke folur këtë javë në një intervistë për Match TV në Rusi, Nurmagomedov tha:
Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë. Sigurisht, unë kam një dëshirë të tillë. Futbolli është mbreti i sportit, në fund të fundit. Me kë nuk e kam diskutuar këtë. Unë kam folur edhe me presidentin e Uefa Aleksander Ceferin, me pronarin e Paris Saint-Germain, po dhe madje edhe me Cristiano Ronaldon.
Nurmagomedov dhe Ronaldo kanë qenë prej kohësh miq që janë takuar shumë herë në Dubai. Ndërkohë i pyetur se ku do të donte të luante, Nurmagomedov përsëriti se dëshira e tij është në një klub tjetër të profilit të lartë.
Spartak, Moska natyrisht janë të shkëlqyer, por ky është niveli i brendshëm. Klubi im i ëndrrave është Real Madrid. Në fakt, ndeshja e parë që mbaj mend duke parë 90 minuta të plota, ishte Reali kundër Juventusit në 1998 finalet e Ligës së Kampionëve. Më kujtohet Predrag Mijatovic shënoi nga një pozicion jashtë loje, por ne prapë fituam.