Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një mbështetje të rëndësishme pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Kosovë. Internacionalja Socialiste ka shprehur mbështetjen e saj për VV në një reagim që ka bërë sekretari i saj i përgjithshëm Luis Ayala.
“Përderisa vendi do të votojë këtë të diel, më 14 shkurt, jam shumë i lumtur që në emër të Internacionales Socialiste, organizatës botërore të partive social demokrate, të punës dhe demokratike socialiste, t’ua dërgoj urimet më të mira për suksesin tuaj, i bindur që partia juaj dhe personalisht ju do të bëni një kontribut të madh për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj, në një kohë kur vlerat dhe idealet tona të përbashkëta janë të domosdoshme në këtë kohë të krizës politike, ekonomike dhe shoqërore. Ayala i ka uruar në meër të partive anëtare LVV-së “sukses në këto zgjedhje, të bindur që do të bëni ndryshim brenda dhe jashtë vendit, dhe që pritjet dhe shpresat e popullit të Kosovës do të gjejnë në ju dhe në partinë tuaj një partner të besueshëm në realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve të cilat i keni paraqitur përgjatë fushatës”.
Internacionalja Socialiste është një bashkim pre më shumë se 100 partishë dhe organizatash të majta nga e gjithë bota. Kosova mban zgjedhjet e parakohshme këtë të dielë, pasi Gjykata e shpalli të laigjshëm krijimin e qeverisë së Avdullah Hotit pak muaj më parë.