Skip to content
Bota

VIDEO/Tifozja i nxjerr gishtin e mesit gjatë ndeshjes, ja si reagon Rafael Nadal

· 2 min lexim

Rafael Nadal është një nga tenistët më të mirë në botë për momentin, por jo të gjithë janë fansa të tij. Në turneun e përvitshëm Autralian Open ai ka kaluar pa vështirësi amerikanin Michael Mmoh. Tenisti spanjoll fitoi 3-0 me kundërshtarin, por këtë herë problem i tij ka qenë në shkallët e stadiumit.. Një grua e pranishme ka nisur ta shqetësojë spanjollin në momentin që ky kishte shërbimet.

Disa herë gjatë ndeshjes gruaja i ka treguar Nadal gishtin e mesit, derisa punonjësit e sigurisë u detyruan ta përzën nga tribuna. Rojet e shoqëruan atë jashtë nga shkallët e arenës dhe ajo u përjashtua nga Melbourne Park. Megjithëkëtë, gruaja nuk duket se ka shfaqur pendesë, madje e ka sulmuar përsëri tenistin spanjoll.  Ajo ka folur për radion e qytetit duke thënë se ai është i mërzitshëm.

“Unë sigurisht nuk jam një adhuruese e Nadal, mendoj se ai është i mërzitshëm dhe ai kalon nëpër të gjitha ato rituale OCD (Çrregullimi obsesiv-kompulsiv) gjatë gjithë kohës,”  tha ajo për Neil Mitchell në radio 3AË.

Nadal reagoi pas ndeshjes dhe e mori  situatën me të qeshur: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta kishte pirë pak. Ishte situatë e çuditshme, por edhe qesharake. Nuk e di se përse ma drejtonte gishtin e mesit, por nuk e vras shumë mendjen. Atë i tha mendja në atë moment dhe atë bëri. Më shpërqendroi në 3 shërbime”.

https://youtu.be/Va-27g3yFJc