Prej ditësh situata në Shkodër është mjaft e rënduar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut. Bëhet e ditur se niveli i ujit i kalon mbi 1 metër në oborret e shtëpive dhe rruga është e pakalueshme. Ndërkohë, në disa zona ësntë i pamundur transportimi i ushqimit për gjënë e gjallë edhe me varka. . Fshati Obot është në gjendje të lartë rrezikshmërie dhe në një situatë të rënduar.
Njoftimi
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021
Ka renie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatratOblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.Shtepi të përmbytura 8.Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.
Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).
Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Shtëpi të rrethuara nga uji 122 (106 në Obot, 5 në lagjen Gallube, 4 në lagjen Xhakaj, 7 në lagjen Kurtaliaj).Qendrat shendetësore në gatishmëri.
Energji elektrike ka në të gjithë zonën.SPZ e zonës në gatishmëri.
UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.
E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.
Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).
Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.Situata mbetet shumë e rënduar.