Lajme të reja dalin në dritë ditë pas dite për skandalin që ka përfshirë “Për’puthen”. Pak ditë më parë u publikuan në rrjet fotot që konfirmonin lidhjen e dashurisë mes Teas dhe Beartit, ndërkohë që Tea kishte dalë çift me Andin nga studio. Protagonistët e ngjarjes dhanë versionin e tyre dhe i pari që reagoi ishte Andi duke thënë se kontrata që kishte firmosur me produksionin e kishte detyruar të mos fliste. Ndërkohë, Bearti tha më vonë se historia e tyre e dashurisë ishte e paster dhe se Tea nuk kishte asnje faj në këtë mes. Më vonë reagoi edhe Tea e cila tha se produksioni ishte në dijeni për lidhjen dhe se ajo nuk e kishte tradhëtuar Andin.
https://youtu.be/qxwtYhoeBfU
https://youtu.be/y6Dh_AwY8x8
Ditët e sotme ka pasur reagime edhe nga ish-konkurrentë të “Përputhen” që mbështesin versionin e Andit dhe të Teas. Ka qenë ish-konkurenti Erjon Geca ai që në disa postime në Instastory ka thënë se produksioni ishte në dijeni për çdo gjë dhe e ka shantazuar dyshen që doli çift nga emisioni. Ai shkruan se ekziston një bisede telefonike mes një konkurrenti dhe produksinoit, ku këta të fundit vihen në dijeni për çka po ndodhte jashtë studios, por i mbajti Tean dhe Andin në program për të rritur audiencën. Erjoni gjithashtu paralajmëron se së shpejti, me miratimin e konkurrentit do t’i publikoj audiot.
Postimi i plotë:
“Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t’i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni. Problemi i produksionit ishte t’i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t’i detyroni ju për klikime. Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”.