Një vajzë 5 vjeçare është në Obot, është transportuar me varkë nga shtëpia e saj për në rrugën kryesore. Për shkak se Oboti dhe disa zona të tjera në Shkodër janë aktualisht të përmbytura, aty nuk mund të kalohet as me mjete të larta dhe as me mjete të vogla. Për të bërë të mundur dërgimin në spital për ndihmë, ajo është transportuar me varkë.
As mjetet e ushtrisë nuk futen dot në Obot pasi niveli i ujit është rritur pas reshjeve të fundit. Sipas përditësimit të Bashkisë Shkodër paraditen e sotme, rruga e Obotit është e pakalueshme pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
Gjithashtu, në këtë fshat ka prezencë uji në oborret e shtëpive deri në 60 cm.
Bilanci i pwrmbytjes
Bashkia e Shkodrës publikon bilancin e përmbytjeve në territorin e saj, për sot, datë 1 shkurt 2021. Situata në këtë qark vazhdon të jetë problematike pasi sipërfaqa e përmbytur tashmë i ka kaluar 3.000 hektarë.
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 01.02.2021, paradite:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3005 Ha
- Tokë e pakultivuar 605 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha
- Grurë 150 Ha
- Bimë Dekorative 87 Ha
- Pemëtore 40 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
- Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60 cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
Grurë 45 Ha
Pemëtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
Nj.A Dajç
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 290 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
- 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Te pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 25 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha
Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton. /Gazetareforma.com/