Thomas Tuchel është emëruar si trajneri i ri i Chelsea. Gjermani u konfirmua ditën e sotme si pasardhës i Frank Lampard, i cili u shkarkua të hënën. Klubi tha se Tuchel kishte nënshkruar një kontratë 18-mujore “me mundësinë e një zgjatjeje”. Tuchel tha është mirënjohes që do të jetë pjesë e familjes Chelsea, duke mos harruar kontributin e legjendës Lampard.
Unë do të doja të falënderoja Chelsea FC për besimin e tyre tek unë dhe stafi im. Ne të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi në Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Unë jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea.
Tuchel ishte në dispozicion pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain, ku ai fitoi tituj të Ligue 1 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar para se të zëvendësohej nga ish-shefi i Tottenhamit Mauricio Pochettino.
Ndërkohë kujtojmë se Frank Lampard, 42 vjeç, u largua nga Premier League pas humbjes së javës së kaluar në Leicester City, pasi kishte fituar një herë në pesë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.