Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për herë të fundit si presidenti i 45-të.
Në fjalimin e tij, republikani dëgjohet duke përcjell një mesazh më shumë pajtues sesa lamtumirës.
“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe me prosperitet.
Ai përshkruan arritjet e tij dhe thotë se punoi me ngulm për popullin amerikan. Ai nuk përmend Biden, por aludon për dhunën në Kongresin amerikan, të cilën e dënon me tone të ashpra.
“Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë dhe shumë më tepër. Amerika nuk është një komb i ndrojtur i shpirtrave të zbutur që duhet të strehohen dhe të mbrohen nga ata me të cilët ne nuk pajtohemi.
Unë kisha beteja të vështira, zgjedhje më të vështira sepse për këtë ju më zgjodhët. Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Capitolit tonë.
Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne vlerësojmë si amerikane. Nuk mund të tolerohet kurrë, Tani, ndërsa jam duke u përgatitur t’i dorëzoj pushtetin një administrate të re në mesditën e së mërkurës, dua që ju të dini se lëvizja që kemi filluar vetëm sa po fillon”, është shprehur Trump.
Kjo është hera e parë që Trump del publikisht prej më shumë se një jave mungesë, duke konfirmuar se gjatë kësaj kohe ka pasur një periudhë reflektimi. /Gazetareforma.com/