KESH garanton se nuk do të ketë përmbytje nga shkarkimi e ujit të digave mbi Drin, ndërkohë që po prodhon energji me kapacitet maksimal.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale KESH njofton se aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MWH (në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjetike të kaskadës dhe do të vijojë të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave.
Njoftim mbi situatën:
KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
HEC Fierzë, 288.76 m (nga 291m niveli maksimum i lejuar)
HEC Koman, 170.70 m (nga 176 m niveli maksimum i lejuar)
HEC Vau Dejës, 72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar)
Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:
HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.
KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjetike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.
/Gazetareforma.com/