Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina Pfizer, shqetësim se mos deputetët nxjerrin sekretin e marrëveshjes

18:40 16/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci u kërkon deputetëve të ruajnë sekretin e marrëveshjes së qeverisë me Pfizer për vaksinën anti-Covid. Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj.

Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen online, por nuk do të bëhen publike. Gjithashtu, nuk do të botohen as procesverbalet e diskutimeve. Deputetët do të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes, po nuk do të kenë të kopje të saj dhe as mundësi për ta fotografuar.

Më pas, marrëveshja do të miratohet në Parlament, gjithnjë duke ruajtur konfindecialitetin. Marrëveshja do të shkojë për konfirmim në Presidencë, e cila ka detyrimin gjithashtu të mos ta publikojë në asnjë rrethana. Marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Pjesë nga Procesverbali i mbledhjes:

Ruçi: Është paraqitur nga qeveria një akt normativ. Ky do të jetë pjesë e programit. Akti normativ ka të bëjë me miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin, për furnizimin dhe nëpërmjet kompanisë së vaksinës së Covid-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtim, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre për popullatën”.

Ky është akti normativ, i cili do të shqyrtohet dhe do të miratohet sipas procedurave parlamentare.

Pse e parashtroj këtë çështje? E parashtroj se kjo marrëveshje është e panegociueshme dhe është kërkuar, që marrëveshja të lidhet me konfidencialitetin, pra është sekret. Pra, kërkon mospublikimin e marrëveshjes për shkak të sekretit tregtar, që kjo marrëveshje të mos publikohet, duke filluar që nga mjetet e shtypit apo faqet e Kuvendit, siç është rasti konkret dhe deri te fletoren zyrtare, si dhe të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, miratimit apo që janë pjesë e procesit, kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ, apo pjesë të saj. Është pjesë e marrëveshjes.

Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje, do të bëjnë diskutimin përkatës online, pasi ta njohin marrëveshjen dhe, sigurisht, në seancë plenare do të japin

edhe mendimin e tyre, edhe votën e tyre. A jemi të qartë për këtë çështje? Këtë doja t’u komunikoja kryetarëve të komisioneve.

Shërbimet e Kuvendit do t’ua bëjnë të qartë kryetarëve të komisioneve përgjegjëse se si bëhet njohja në rastin e dokumenteve, kur kërkohet konfindecialitet dhe sekret i cilësdo natyre qoftë, me qëllim që të mos kemi probleme ne si Kuvend.

Dakord?

Atëherë, këtu mbyllet mbledhja.

Faleminderit!

Mirupafshim ditën e hënë në orën 17:00!”

/Gazetareforma.com/

Etiketa: covidmarreveshjavaksina

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para

Meta: Vaksinat të mos futen kontrabandë, duhet transparencë, jo trafikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.