23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Ethe, të përziera dhe diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët, çka dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.
Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.
Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.
“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesor i Agjencisë.
“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,- tha Madsen.
“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.
“Tani po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja themelore e të cilëve mund të përkeqësohet.”
Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.