Bashkia e Shkodrës ka dalë në një deklaratë zyrtare sa i përket situatës së përmbytjes në zonë. Përmes një raporti të orës 17:30, Bashkia thekson se situata vijon që të jetë kritike, pasi shumë 1910 hektarë tokë janë nën ujë.
Raporti i plotë
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 17.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 17.30, shënon kuotën 6.44m. (Kuota max 6.30 m) Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 17.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 17.30,shënon kuotën 7.07 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1910 Ha
Tokë e pakultivuar 528 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe nesër në mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Administrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 275 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe neser ne mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.
Nj. A. Guri Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura. /Gazetareforma.com/