Legjenda botërore e futbollit, Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit që sapo lamë pas. Por që nga vdekja e tij e deri më tani ka patur shumë polemika rreth trashëgimisë së tij. Deri më tani njihen zyrtarisht vetëm pesë fëmijë, por së fundmi në skenë ka dalë dhe një fëmijë i gjashtë që pretendon se ka baba Maradonën.
Bëhet fjalë për një vajzë, Eugenia Laprovittola, e cila luan futboll dhe mban mbi super fanellën me numrin 10, ashtu si babai i saj “biologjik”. Kjo 25-vjeçare ka lindur në 11 korrik 1995 në spitalin Evita de Lanus, po aty ku ka lindur dhe legjenda e futbollit. Eugenia e ka ndarë historinë e saj me gazetarin e famshëm argjentinas, Luis Ventura dhe tashmë ajo kërkon të njohë më shumë të kaluarën e saj.
Ndërkohë mësohet se 25-vjeçarja Eugenia është dhënë për birësim kur ka qenë e vogël dhe nuk e ka njohur Maradonën mes viteve 2018 e 2019, dhene injoroi se mund të kishte qenë babai i saj. Tashmë Laprovittola dëshiron të takojë nënën biologjike dhe të mësojë për historinë e saj. Futbollistja e thekson se nuk i interesojnë aspak paratë apo për trashëgiminë, por kërkon të dijë më shumë për familjen.