Prokuroria e Kukësit liron nga akuza dy shoqëruesit Fjolla Morinës, ndërsa vendosi të çojë për gjykim dosjen për këngëtaren. Këngëtarja e njohur akuzohet për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit ushtarak.
Sipas informacioneve për mediat, gjykata ka pushuar ndjekjen penale të biznesmenit Fisnik Syla dhe Fitim Mujit.
Avokatja e këngëtares Aurora Guska i ka kërkuar gjykatës që çështja e saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Kjo pasi çështja mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë në aktet. Edhe në seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qellim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna me parë. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u mor e pandehur nga Prokuroria e Kukësit.
Gjatë seancës gjyqësore në ditën e sotme, Fjolla Morina u ka qëndruar deklaratave të mëparshme duke thënë se armën nuk e ka pasur për qëllim trafikimi.
Ajo është lënë në “arrest shtëpie” dhe po qëndron në një banesë të marrë me qira në qytetin e Kukësit.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës. Këngëtarja falsifikoi një eko, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit. Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës.
/Gazetareforma.com/