Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka parashikuar se nivelet e lumenjve të Drinit dhe Bunës do vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021.
Ndërkohë Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Ndërsa ditën e nesërme Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.
Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore.
TEMPERATURAT
Nesër ( e mërkurë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6 / 10 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C
ERA
Sot pasdite ( e martë, dt. 12) dhe nesër ( e mërkurë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./Gazetareforma.com/