Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Betimi i Presidentit Joe Biden/ “Blindohet” Uashingtoni, nisin përgatitjet për inaugurimin!

12:57 12/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden. 

Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie.

Pas skenave të dhunshme të javës së kaluar në Kapitol kur ligjvënësit po numëronin votat elektorale të zgjedhjeve presidenciale për të certifikuar fitoren e zotit Biden, Shërbimi Sekret njoftoi të hënën se do të fillonte operacionet speciale të sigurisë që më 13 janar në vend të datës së parashikuar për 19 janar.

Garda Kombëtare konfirmoi të hënën se do të dërgojë deri në 15,000 trupa për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit. Kjo shifër përfaqëson një rritje dramatike krahasuar me 8,000 trupa që u dërguan për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë.

Presidenti i sapozgjedhur, Biden, deklaroi të hënën se nuk është i shqetësuar për Ditën e Inaugurimit.

“Nuk jam i shqetësuar që të bëj betimin jashtë (para Kapitolit),” tha ai duke shtuar se ata “që angazhohen në akte të dhunshme kundër shtetit dhe kërcënojnë jetë njerëzish” duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sakaq, ditën e djeshme, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Boëser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington që të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë me televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar.

Në komentet për shtyp të hënën, zonja Bowser tha se i kishte dërguar një letër Presidentit Trump ku i kërkonte të shpallte “përgatitje për gjendje emergjente” për Uashingtonin para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar.

Të hënën në mbrëmje Presidenti Trump miratoi kërkesën e kryebashkiakes së Uashingtonit për të shpallur “përgatitjet për situatë emergjente” që autorizon mobilizimin e burimeve federale për të garantuar sigurinë në kryeqytet gjatë inaugurimit të presidentit të ri.

Po ashtu Bowser i ka shkruar edhe kreut të Departamentit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar që agjencia e tij të modifikojë reagimin e saj në disa mënyra për ceremoninë e inaugurimit.

Bowser ka kërkuar që periudha e masave speciale të sigurisë që zbatohet për ceremoninë e inaugurimit, të zgjatet nga 20 deri më 24 janar. Ajo ka kërkuar që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të bashkërendojë dislokimin e një force sigurie që do të ketë për detyrë të mbrojë objektet federale.

Kryebashkiakja ka kërkuar që edhe Departamentet e Mbrojtjes dhe Drejtësisë të përfshihen në këto masa, përfshirë edhe Kongresin dhe Gjykatën e Lartë. Ajo tha se kjo bëhet për t’i dhënë mundësi policisë së Uashingtonit të përqëndrohet në mbrojtjen e rendit në qytetin e Uashingtonit.

Bowser ndër të tjera i ka kërkuar Departamentit të Pasurive Kombëtare që jep leje për aktivitete publike në parqet dhe sheshet e Uashingtonit, të mos japë leje për tubime deri pas datës 24 janar.

Kujtojmë se autoritetet e administrimit të Uashingtonit nuk kanë kompetenca mbi territorin ku ndodhet Kapitoli dhe institucione të tjera federale./Gazetareforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Betimi i PresidentitGardaIanugurimiPerforcimetUashington

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Shqipëria nën ujë, IGJEUM: Drini dhe Buna rrezik për përmbytje, parashikimi i motit për sot dhe nesër!

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English