Skip to content
Të Gjitha

Julian Deda: Nëse partia më kërkon, unë do të kandidoj për deputet

· 2 min lexim

“Nësë një ditë do më lipset apo do më kërkohet ndihma e forcës politike që unë i përkas në këtë drejtim patjetër që do ta bëjë”, u shpreh Julian Deda, Aktori i njohur i humorit. Për sa i përket angazhimit të tij në politikë, ai tha se do të kandidojë për deputetë nëse partia e tij do t’ia kërkojë diçka të tillë. Ai është i angazhuar me Partinë Demokratike.

Deda ka rrëfyer në një intervistë për jetën e tij personale dhe prfesionale gjatë vitit 2020.

Ai tha në News 24 se viti që lamë pas ka qenë shumë i vështirë, ndërsa tregoi edhe eksperiencën e tij me njërin nga prindërit që kaloi koronavirusin.

“Unë  e provova vetë  në familje me njërin nga prindërit, ishte një situatë  e tmerrshme, të  rëndon psikologjikisht. Vuan ai që  është  duke e kaluar, vuajnë  dhe gjithë  të tjerët në familje. Profesionalisht dhe ne nuk ngelemi jashtë  kësaj situate. Ti shikon në televizor ambulanca, dëgjon për vdekje, doktorë  që  nuk i marrin përsipër, imagjino i shikon në lajme ti këto dhe shkon në  punë  dhe krijo humor. Po ne kemi një  rregull të  pashkruar në  profesionin tonë , ne nuk na lejohet të  sëmuremi , ne kemi për detyrë  të  bëjmë  punën tonë  dhe të  durojmë  atë  që  duhet të  durojmë”, tha aktori.