Italia dhe Greqia vazhdojnë që të kenë shifra të larta të numrit të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid-19 janë 12 532 persona, numër ky më i ulët se ai i një dite më parë ku u regjistruan 18 627 raste të reja pozitive, por me shumë më pak testime të kryera.
Nga ana tjetër në Greqi, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar 444 raste të reja me Covid-19 nga të cilat 12 janë zbuluar pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 145179. Ndërkohë që 350 pacientë po trajtohen të intubuar, 962 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë. Numri i vdekjeve në Greqi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 5,302 pasi ditën e sotme u regjistruan edhe 39 humbje të tjera jete.