“Unë kam qenë sot në sall të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, ka thënë ai.
Ky nuk është rasti i vetëm kur është ndalur energjia elektike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjeku Delijaj ka thënë se raste të tilla kanë pasur edhe mëherët, por që nuk kanë qenë të shpeshta. Duket një rast i pazzakontë, por ja që ndodh dhe rasti konkret është në Kosovë.