Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin zyrtar të rasteve të reja dhe vdekjeve nga covid-19 në 24 orët e fundit.
Edhe pse sot nisi zyrtarisht vaksinimi anti-covidm ky shefja e Infektivit Najada Çomo ishte personi i parë që u vaksinua dhe pas saj edhe kryeministri Rama, është ende herët për të thënë që ka nisur një frenim i infektimeve ndaj covid-19.
Gjatë ditës së sotme, janë bërë më pak se gjysma e testimeve të ditëve të fundit për Covid-19, ndërkohë që janë 376 raste të reja dhe 6 humbje jete.
Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 263 pacientë, 27 prej të cilëve në terapi intensive dhe 3 pacientë të tjerë janë të intubuar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se janë kryer 1575 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.
COVID-19 – Statistika (11 Janar 2021)
Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 333
Të shtruar në spitale 263
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1575
Testime totale 293,379
Raste pozitive 63,971
Raste të shëruara 37,981
Raste Aktive 24,743
Humbje jete 1247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14299
Fier 1803
Shkodër 1357
Durrës 1300
Lezhë 1001
Vlorë 1021
Korçë 887
Elbasan 903
Berat 798
Dibër 539
Gjirokastër 446
Kukës 389/Iconstyle.al/