Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se ata që shkatërruan Partinë Demokratike po mbajnë sot në pushtet Edi Ramën dhe qeverinë e tij të paaftë.
Sipas Topallit, kjo është drama e vërtet e vendit tonë, prandaj partia e saj në mbështetje me shqiptarët duhet të marrin vendime të rëndësishme për të larguar nga pushtetit të korruptuarit.
Në reagimin e saj Topalli deklaroi se partia “Lëvizja për Ndryshim” nuk bashkëpunon me asnjërin prej tyre, pasi është kundër të tre partive PD, LSI dhe PS.
“Kontestimi im ndaj atyre që fshinë të djathtën, shkatërruan PD, mbajnë një qeveri të paaftë dhe të korruptuar në pushtet, nuk do ndalojë! Kostoja e pazarit të tyre është dramatik për vendin.
Lëvizja për ndryshim është kundra tre kryetarëve të korruptuar. Largimi i tyre është imperative. Ne duhet te marrim vendime të forta për të fituar kundra kryetareve te korruptuar”, është shprehur ish-kryetarja e Kuvendit.
Npërmjet postimit në rrjetet sociale, Topalli i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për një lider të ri, që nuk është pjesë e të korruptuarve dhe që në të vërtetë do të sjellë ndryshimin.
Sipas saj, një lider i ri do të shpëtojë Shqipërinë, ndërsa përfaqësueses të tre partive të mëdha do vazhdojnë të rrisin korrupsionin dhe degradojnë politikën.
“Zëvendësimi i tyre me lider të pakorruptuar është nevojë dëshpëruese. Një lider i pakorruptuar sjellë shpresë. Ai sjellë ndryshim! Çdo gjë tjetër sjell riciklim. Riciklim ne korrupsion. Riciklim te papërgjegjësisë. Ne duam të zëvendësojmë politiken cinike të tyre me politiken e shpresës”, shkruan Jozefina Topalli.
Kjo është e disata herë që Topalli deklaron se është kundër të tre kryetarëve të PS, PD dhe LSI, ndërsa u “shpall luftë” atyre në zgjedhjet e 25 prillit. Në prezantimin e partisë së saj , Topalli deklaroi se nuk do të bashkohet me asnjë prej parive të mëdha pasi kërkon të sjellë një frymë të re në politikë, që nuk është e lidhur me botën e krimit dhe të korruptuarit por është vetëm për qytetarët./Gazetareforma.com/