Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD, Xhaferraj i bën thirrje SPAK-ut të hetojë koncesionin e kontenierëve në Durrës

14:30 08/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj në një prononcim nga Porti i qytetit bregdetar ka folur për koncesionin 30 milionë euro që qeveria ia ka dhënë tashmë një kompanie malteze për kalatën nr.6 për përpunimin e konteinerëve.

Kreu i PD në Durrës Xhaferraj i drejton disa pyetje kryeministrit Rama lidhur me pronarët e kompanisë që fitoi koncesionin e kontenierëve. Sipas tij kompana malteze është një kompani e dyshuar për pastrim parash.

Sipas Xhaferrajt për këtë çështje duhet të përgjigjet SPAK, teksa thekson se mandati i Ramës po mbaron dhe ai bashkë me abuzuesit e tjerë më vonë do të dalin para drejtësisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FERDINAND XHAFERRAJ

“Është e disata herë që Partia Demokratike nga porti i Durrësit dhe për Portin e Durrësit ka denoncuar skandale të kësaj qeverie lidhur me këtë aferë korruptive. Porti i Durrësit është një aset ekonomik që po të shfrytëzohet si duhet mund të shërbente për të përmirësuar jetën e shumë familjeve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Por sikurse ne kemi ekspozuar me fakte, nuk po shfrytëzohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve por po shfrytëzohet vetëm për të pasuruar xhepat e qeveritarëve.

Kush është skandali më i fundit që ka denoncuar Partia Demokratike?

Dhënia me koncension e kësaj hapësire këtu që quhet Terminali i Kontenierëve.

Cila është historia e këtij koncensioni?

Në tetor të vitit që kalo,i Autoriteti Portual shpalli procedurat e tenderit. Në tender morën pjesë dy kompani.  Njëra kompani gjermane, shumë e njohur në këtë sektor e cila menaxhon edhe Portin e Hamburgut, ndër portet më të njohura në Europa. Tjetra malteze, një kompani offshore. I vetmi fakt që dihet për këtë kompani është se ish-drejtori i saj është hetuar për pastrim parash nga policia Malteze, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Ministria e Infrastrukturës ndërhyn,  bën tender me procedura të shkurtuara, me qëllimin që fituesin e tenderit të mos e vendosi transparenca dhe konkurrenca por fituesi i tenderit të parazgjidhet ai që ka vendosur Rama Beu.

Tani që unë flas, për të gjithë qytetarët e vendit nga Veriu në Jug, i majtë apo i djathtë, me parti apo pa parti, nuk është fare e nevojshme  të thuhet se cila kompani ka fituar tenderin.

Të gjithë e dini se cilën ka përzgjedhur Rama Beu. Por, doja të beja tre pyetje për z.Rama:

Kush e zotëron këtë kompani?

Ai ka detyrimin tu thotë shqiptarëve çfarë fshihet pas kësaj kompanie? Pse nuk respekton detyrimin ligjor që të tregojë kush janë përfituesit fundor të këtij koncensioni?

Si është e mundur që ky aset i sigurisë kombëtare ti jepet një kompanie që nuk i dihen pronarët?

Është e natyrshme që askush nuk pret përgjigje nga z.Rama edhe për këto dy muaj, se ai nuk ka dhënë përgjigje për 8 vjet. Por ne presim përgjigje nga SPAK-u.

Çdo qytetar i këtij  e ka të qartë që dita e ndëshkimit për këtë grup të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe arrogant po afron.

Për çdo qytetar është e qartë, që dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit po afron.

Për çdo qytetar është e qartë që jo vetëm po afron dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit, por po afron edhe dita që këta do të përballen në  zyrat e drejtësisë”, deklaroi Xhaferraj.

/Gazetareforma.com/

 

Etiketa: koncesionkontenieroffshore

Të tjera

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës
Aktualitet

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Një grup pensionistësh italianë që jetojnë në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur...

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen
Aktualitet

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv kryeministren Belinda Balluku se po përdor pushtetin politik...

18:39 01/02/2026
Para

Ministrja Ekonomi: Në Durrës u përmbytën 450 hektarë tokë, problem edhe Lezha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

12:36 31/01/2026
Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

15:59 30/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.