Gazeta e njohur belge L’Echo ka publikuar lajmin se ka nisur konfiskimi i pasurive shqiptare nëpër botë për llogari të biznesmenit Italian Francesco Bechetti, për shkak të gjyqit të fituar nga ky i fundit me Shqipërinë.
Sipas kësaj gazete, avokatët e biznesmenit kanë fituar të drejtën për t’i konfiskuar Shqipërisë pasurinë në kompaninë Eurocontrol.
Eurocontrol është një institucion europian përgjegjës për mbledhjen e pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në vende të ndryshme, ndërkohë që edhe Shqipëria është anëtar mes 41 vendeve.
Gjatë muajit dhjetor janë sekuestruar 170 mijë euro, një shifër e vogël por duhet marrë parasysh se fluturimet kanë qenë të ndaluara, ndaj me shtimin e fluturimeve do të rritet edhe shuma e konfiskuar.
Shqipëria e mbrojtuar nga avokatët Jean-François Goffin dhe Jean-Luc Hagon do ta kundërshtojë këtë konfiskim, pasi besojnë se honoraret e paguara nga Eurocontrol ndaj homologut të tij shqiptar (Albcontrol) i nënshtrohen imunitetit dhe nuk mund të konfiskohen.
Kujtojmë se Francesco Becchetti ka fituar gjyqin me Shqipërinë, me vendin tonë që i detyrohet 107 milionë euro për t’ia paguar biznesmenit Italian.
Rezulton që sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti ka fituar edhe një tjetër gjyq me Shqipërinë në datë 20 Mars 2020.
Bëhet fjalë për atë që njihet si “Gjyqi i plehrave”. Ky është gjyqi i dytë i madh në Arbitrazh. I treti është në Strasburg.
Ne faqen e ICSID, ku publikohen gjithë hapat e gjyqit, ende nuk është zbardhur vendimi, por thuhet që vendimi FINAL është dhënë në 20 Mars.
Por, kjo histori nuk mbaron këtu, pasi Revista “Jus Mundi”, e cila merret me çështje legale dhe gjyqet e arbitrazheve thotë që vendimi është dhënë në favor të investitorit.
Pyetja që bëhet në këtë rast është: Sa është kjo faturë e dytë që shqiptarët duhet të paguajnë për një tjetër tekë të Edi Ramës?
Më parë, Gjykata e Arbitrazhit, ICSID në New York ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel që ishte në pronësi të sipërmarrësit italian./Gazetareforma.com/