Pjesa e parë e puntatës së sotme të “Për’puthen” nisi me takimin romantik mes Andit dhe Teas.
Gjatë takimit Andi propozoi një lojë me dënime, ku kërkoi që Tea ta puthte shumë pranë buzës dhe puthja ndodhi!
Më tej, Tea e pyeti:
“Të ka pëlqyer ndonjë nga gocat më shumë se unë?”
Andi: Kurrë. Të ishte ashtu do isha me ndonjë nga gocat.
E pyetur nga Andi, nëse Teas i ka pëlqyer ndonjë nga djemtë në “Për’puthen”, ajo u përgjigj: “S’më ka pëlqyer asnjë sa ty, por ka pasur persona që më janë dukur të përshtatshëm”.
Andi dhe Tea kërkuan leje nga produksioni i “Për’puthen” për të kaluar bashkë natën e Vitit të Ri. Gjatë takimit u zbulua diçka më shumë rreth datës 31.
“Ishim te shtëpia ime, festuam me familjen time, ishte edhe motra e Teas. Ishim shumë njerëz, edhe shtëpi e vogël ajo e shkreta, s’kishim ku të rrinim (vetëm)”, rrëfeu Andi.
“U përpoq mami ta pyeste Tean për jetën, si është rritur. Mami i thoshte vetëm rri, mos bëj punë”, tha Andi.
“Në fillim u ndjeva në siklet, pastaj shumë rehat”, u shpreh Tea. Kujtojmë se Tea dhe Andi tashmë janë zyrtarizuar si çifti i parë i Për’puthen dhe se tashmë njohja e tyre do vazhdojë sërish në emision duke dhënë fjalën se në takimet e ardhshme do dalin vetëm me njëri-tjetrin dhe jo me konkurrente/ë të tjerë. /Gazetareforma.com/