Dalin në fotot e gruas së Përparim Ademit me të dashurat motra. Në foton majtas, Përparim Ademi me motrat Metani, Kristina, Zhaneta dhe Anxhela, ndërsa në foton djathtas është gruaja e Ademit, Vjollca (në mes) me Zhaneta dhe Anxhela Metani. kjo e fundit është motra e viktimave. Imazhet janë publikuar sot në mëngjes nga Gazeta Shqiptare.
Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt.
pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani, prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që kanë pasur bashkë në Selanik.
Mësohet se Metani do të merret në pyetje si person që ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pretendimet e tij se motrat lindnin fëmijë dhe më pas Ademi i shiste në Greqi. Mes shtimin e akuzës e kësaj akuze të re, Ademi do të gjykohet për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve,
Një ditë më parë u zbadh dosja e plotë e këtij krimi monstruoz të regjistruar mëngjesin e 31 dhjetorit në rrugën “Bajram Tushi”, në zonën e Astirit në Tiranë.
Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari!, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte.
Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. I pranishëm ka qenë edhe A. Metani, djali i Zhaneta Metanit dhe motra tjetër e tyre, Anxhela. Në dëshminë e tij, A. Metani ka deklaruar se fillimisht mamaja, Zhaneta i kishte thënë që Përparim Ademi ishte babai i tij, por më pas e kishte mohuar.
Ai shtoi se nuk e ka njohur kurrë babanë, teksa një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk e ka lënë nga tezja e tij, Anxhela.