Dalin shifrat botërore të pandemisë. Vendin e parë e mban Britania e Madhe me 57.725 raste pozitive dhe 445 viktima në vetëm 24 orë. Numri total i infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.6 milionë ndërsa ai i viktimave në 74.570.
Në vend të dytë është Rusia me plot 26.301 raste pozitive dhe 447 viktima në 24 orë. Në total janë mbi 3.2 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 58 mijë viktima.
SHBA dhe Itali “habisin” me shifra të ulëta këto 24 orë. Amerika ka raportuar 15.345 raste pozitive dhe vetëm 167 viktima ndërsa Italia 11.831 raste pozitive dhe 364 viktima.
Në SHBA janë 20.6 milionë të prekur që nga fillimi i pandemisë dhe 356.612 viktima ndërsa në Itali janë 2.1 milionë të prekur dhe 75 mijë viktima.
Bie shkalla e rasteve të reja në Itali me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ditën e sotme në vend janë shënuar 11,831 infeksione të reja dhe 364 viktima.
Bie ndjeshëm shkalla e rasteve të reja në Itali me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ditën e sotme në vend janë shënuar 11,831 infeksione të reja dhe 364 viktima. Dje u shënuan 22,211 infeksione të reja dhe 462 viktima. Në total janë shënuar 2,141,201 nga ku 1,489,154 janë rikuperuar ndërkohë që 74,985 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në Itali. Qeveria Conte vendis rregulla të forta për lëvizjen dhe festimet, si dhe mbylli bizneset e sherbimeve.