Ministria e Shëndetësisë e RMV njofton se, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 12 viktima, duke bërë që numri i viktimave në vend të arrijë në 2.522.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 83.789 .
Ndërkohë që numri i rasteve aktive aktualisht është 18.798.
Në njohë kohë që vendi përballet më një përmirësim të situatës epidemiologjike ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në muajin shkurt, pritet që dërgesa e parë e vaksinës së Pfizer/Biontech kundër COVID-19. Sipas ministrit dërgesa të tjera do të mbërrijnë edhe gjatë muajve mars dhe prill, por numri i vaksinave nuk do të bëhet publik, kërkesë kjo e vetë kompanisë prodhuese.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka siguruar edhe 833.000 doza të vaksinës përmes programit COVAX, që do t’i kushtojnë shtetit rreth 8 milionë euro, të cilat në bazë të deklaratave do të vijnë në muajin mars 2021.
Zëdhënësi i qeverisë tha për COVAX se. “Vendet nga rajoni dhe nga Evropa kanë aplikuar në atë mekanizëm dhe ai është njëra nga mënyrat për qasje te vaksinat. Vaksinën Sputnik do ta marrin pikërisht përmes këtij mekanizmi. Në raport me vaksinat që duhet të arrijnë nga Bullgaria duke pasur parasysh se bëhet fjalë për donacion që duhet ta marrim, duhet të ndahet sasi e caktuar nga ajo që ky shtet do ta marrë”, tha zëdhënësi i qeverisë maqedonase.