Skip to content
Rajoni

Vendimi i Parlamentit grek, shtyhet afati i lejeve të qëndrimit për emigrantët (DETAJE)

· 1 min lexim

Parlamenti helen ka miratuar sot shtyrjen deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës.

Si pasojë lejet që do të skadonin, do t’i shtyhet afati i skadimit deri në 1 gusht-31 mars të 2021-shit.

Ambasada shqiptare në Athinë në një njoftim, ka bërë të ditur se ky është një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë, pasi është lehtësim për të gjithë ata të cilëët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit.

Shumica e emigrantëve rrezikonin të mos rinovonin, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

“Edhe një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi:

Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare./Gazetareforma.com/