Skip to content
Rajoni

‘Këta që më akuzojnë mua, s’i kanë prerë kërthizën Heroit’/ Reagon pas kritikave skulptori që shpërfytyroi Skënderbeun

· 2 min lexim

Mungesën e kujdesi ose ndoshta edhe paaftësinë e tij ai është munduar që ta justifikojë me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqiri, por as kjo nuk e shpëton nga “kryqëzimi” që i ka bërë opinioni.

Është fjala për skulptorin Sinan Alija, i cili është vënë në qendër të medias për shkak të transformimit që i ka bërë skulpturës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ai është shprehur se, arti është i lirë dhe e se askush nuk e dinte se si ishte Skëndërbeu, duke thënë se ‘nuk e kemi përkund në djep’.

‘Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Unë nuk e kam idenë se çfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizë e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun”,- tha ai.

Si për të thyer akullin, skulptori krahasoi punimin e tij me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqirit.

“Dikujt mund t’i dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojnë bukur”,- komentoi ai.

Vepra e Alijas është parë si transformim i figurës së heronjve tanë kombëtarë. Vetë skulptori reagoi ditën e djeshme në Facebook duke postuar veprën e tij e duke shkruar: “Dedikuar portaleve”.

Vepra e tij u ngrit në Prizren me 28 nëntor, mirëpo u komentua si një shpërfytyrim i figurës së Skëndërbeut, që nga shprehia e fytyrës e deri tek mungesa e kalit e cila është simboli që e ka shoqëruar në luftrat e tij.

/GazetaReforma.com/