Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv edhe pse në një presion të përditshëm për shkak të rritjes së pacientëve me covid-19, nuk e kanë harruar as Ditën e Pavarësisë 28 Nëntorin.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar dy foto nga Spitali Infektiv, ku duken dy mjekë të cilët nga ballkoni i Spitalit valëvisin flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe kryqëzojnë duart në formën e shqiponjës, simbolit të flamurit.
‘Krenari’ shkruan Manastirliu përkrah fotove ku shihen qartë tre mjekë të cilët kanë formuar me duart e tyre shqiponjën.
Kujtojmë se Shqipëria feston sot në heshtje 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Pandemia e covid-19, ka bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të rinjsh e festime masive./GazetaReforma.com/