Dita e sotme shënon 108 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Për nder të 108 vjetorit të Pavarësisë, një urim i veçantë ka ardhur edhe nga misionet ushtarake shqiptare që ndodhen në të gjithë botën.
Video e urimit është publikuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që tregon ushtaraktët tanë me uniformë të shpërndarë në të gjithë botën që urojnë Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë.
“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, ka shkruar ministrja Xhaçka./GazetaReforma.com/