Një krim që dyshohet të ketë ngjarë aksidentalisht por me pasojë vrasjen e një personi, ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë.
Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 23-vjeçar me inicialet E.B.
Burime nga policia bërë me dije se i riu, i identifikuar si Elidon Basha, ka mbërritur pa shenja jete në spital rreth orës 03:30.
Megjithatë nuk ka ende një shkak zyrtar për vdekjen e tij. I riu dyshohet që është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin ka qenë për gjah.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e rastit, ndërsa trupi i të riut është në morg, ku edhe do t’i kryhet autopsia.
/GazetaReforma.com/