Skip to content
Të Gjitha

Publikohet vendimi, ja cilat ilaçe rimbursohen për trajtimin ndaj covid-19

· 1 min lexim

Qeveria ka publikuar dje udhëzuesin e e fondit për mjekët e familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme.

Në udhëzues janë përcaktuar ilaçet që do të rimbursohen dhe kostot e rimbursimit për paketat e trajtimit anti-Covid ambulator në banesë.

Sipas të dhënave të këtij dokumenti, paketa e rimbursimit do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Më tej bëhet e ditur se, kosto e rimbursimit për paketën e trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë, ndërsa kosto e rimbursimit të paketës për skemën e moderuar nuk do të jetë më shumë se 10,900. Gjithashtu kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se 1 muaj.

Në udhëzues thuhet se është mjeku i familjes që përcakton skemë e mjekimit që duhet të trajtohet pacienti me Covid në varësi të gjendjes dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese. Ndërsa theksohet se këto barna nuk do mund të merren me rimbursim pa recetën e mjekut.

Barnat që janë pjesë e listës janë:

Azithromycina 250 mg

Acd Acetylsalicylic 100 mg

Rivaroxaban 15 mg

Dexamethasone 0.5 mg

Ibuprofen 400 mg