Pretendon se është operatori më i madh në vend për përhapjen e sinjalit televiziv digjital në të gjithë territorin dhe kohët e fundit ka bërë “namin” me shitje të aparateve dekoder për transmetimet televizive.
Por një prej kompanive më të mëdha të shitjes së sinjalit televiziv, ‘Digitalb’ duket se aktualisht është në telashe serioze.
Të paktën këtë kanë thënë punonjës të kësaj kompanie private, të cilët i kanë pohuar “Gazetës Reforma” duke dashur të ruajnë konfidencialitetin, se kanë plot 26 ditë pa marrë pagat.
“Kompani ka plot 26 ditë që nuk na ka dhënë paguat dhe kjo nuk është hera e parë. U copëtuam duke punuar, por përveç vonesave jemi edhe nën presionin se mos na shkurtojnë pagat por edhe vendet e punës”,- deklaruar në kushte anonimati burime nga kompania “Digitalb”.
“Gazeta Reforma” për ta zbardhur këtë çështje u detyrua që të vendoste edhe një kontakt zyrtar me kompaninë ‘Digitalb’, por nuk morëm asnjë përgjigje prej saj.
Nisur nga ky denoncim, “Gazeta Reforma” u interesua më tej edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbi problemet e kompanisë “VIP”, por në mungesë të dëshirës për të dhënë një përgjigje zyrtare, burime nga DPT-ja i pohuan gazetës se, kompania prej disa kohësh ka probleme mes ortakëve dhe me shtetin.
Nga sa mësuam në mënyrë konfidenciale, “Digitalb” nuk ka bërë për gjatë gjithë vitit të fundit dhe për vitin 2019, asnjë deklarim si në Tatime ashtu dhe në Sigurimet Shoqërore, duke u kthyer në debitore ndaj shtetit.
“Digitalbi ka që nga viti 2019 që nuk bën deklarimet dhe shlyerjen e pagesave në Tatime por edhe në ISSH për punonjësit dhe për të ardhurat e kompanisë”,- deklaruan për “Gazeta Reforma” burime nga Tatimet.
Më tej mësuam edhe se kompania “Digitalb” ka probleme me ndryshimin e aksionerëve dhe aksioneve në QKB, kjo edhe për shkak të taksave dhe tatimeve të prapambetura të pa paguara.
/GazetaReforma.com/